









Në Komisionin për çështje evropiane ka përfunduar diskutimi për Ligjin për regjistrim dhe për Kodin Zgjedhor.
Të gjitha amendamentet që u parashtruan nga opozita Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe “E majta” janë refuzuar.
Për shkak se shumica e amendamenteve të koalicionit ASH-AAA, sipas kryeparlamentarit Talat Xhaferi, u shqyrtuan vetëm 3 prej tyre, të cilat më pas u refuzuan.





U refuzuan edhe 3 amendamentet nga “E majta”.
Seanca për të dy ligjet do të mbahet nesër, kur edhe pritet të shihet se çfarë do të ndodh me regjistrimin. Do të shtyhet ose do të vazhdojë.





Nga ana tjetër, pritet që Kodi Zgjedhor të miratohet, pasi siç deklaroi deputeti i ASH-së, Elmi Aziri paraprakisht, ky ligj është i dakorduar mes partive politike./tv21
