VK Evzoni i mbyllur për komunikacion për shkak të grevës së doganierëve grekë

Për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke, vendkalimi kufitar Evzoni do të jetë i mbyllur për çdo lloj komunikacioni prej sot prej orës 05:00 e deri nesër në orën 05:00, kumtoi dje Ministria e Punëve të Brendshme.“Drejtuesi i turnit në SP për VK “Bogorodica” është informuar nga drejtuesi i turnit të VK Evzoni se për shkak të grevës 24 orëshe të shërbimeve doganore greke, VK evzoni do të mbyllet për çdo lloj komunikacioni nga ora 05.00 më 24.11.2020 deri në orën 05.000 më 25.11.2020″, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like