









Klubi i Fshatit Zhitoshë “Bratstvo” (Komuna e Dollnenit), po shkruan histori. Në fakt, për herë të parë një klub kryesisht me shqiptarë (por edhe boshnjakë) nga Zhitosha, do të luajë më 9 qershor (e mërkurë) balotazh me skudaren Horizont Turnovo në Stadiumin e Qytetit ne Shtip ora 16.00, për të hyrë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut(MV).
Me këtë rast në Zhitoshë dhe në rrethinën e Komunës Dollneni, po mbretëron një atmosferë festive dhe një interesim jashtzakonisht i madh. Drejtori i klubit z.Eroll Abdiu, është shprehur shumë optimist për ndeshjen e sotme, për Gazetën Lajm.





“Po bëjmë, po shkruajmë historinë e klubit shqiptar nga fshati Zhitoshë. Prandaj, i ftojë të gjithë dashamirët e futbollit që t’na mbështesin në këto momente dramatike. Nga shpirti dhe zemra e dëshirojë kualifikimin e klubit tonë fudbollistik në Ligën e Dytë. Kemi potencial, kemi futbollistë të mirë e cilësorë, prandaj pikërisht këtu e bazojë optimizmin”, tha për Gazetën Lajm, drejtori i KF “Bratstvo” Eroll Abdiu.
Drejtori paralajmëron se së shpejti do ta ndryshojnë emrin e klubit./Albion MEMETI