Pep Guardiola vendos dy objektivat kryesore të Man Cityt pas largimit të Alvarezit

Estimated read time 2 min read

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur se kush janë dy objektivat kryesore të Manchester Cityt në përpjekje për të përmirësuar ekipin e tij.

Pas dy sezoneve në Ligën Premier, Manchester City e shiti Julian Alvarezin për një shifër rekord prej 81.5 milionë eurosh.

Fituesi i Kupës së Botës i është bashkuar Atletico Madridit në një marrëveshje gjashtë vjeçare duke i ofruar Cityt mundësinë që të përmirësojë tashmë ekipin e tyre të mbushur me yje.

Një raportim i ri ka zbuluar se Guardiola tashmë ka vendosur se kush janë dy lojtarët që do të konsiderohen nga ‘Qytetarët’ në të ardhmen.

Siç ka raportuar The Athletic, shitja e Alvarez ka bërë që të rishfaqet interesimi i Cityt për sulmuesin e Real Madridit, Rodrygo.

Advertisement

Braziliani ka bërë 51 paraqitje për Real Madridin sezonin e kaluar, duke shënuar 17 gola dhe duke asistuar në nëntë të tjerë teksa ‘Los Blancos’ fituan La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Tekniku katalanas gjithashtu po monitoron edhe yllin e Crystal Palace, Eberechi Eze, si një objektiv të mundshëm në rast se nuk arrihet transferimi i Rodrygos.

Eze ka bërë 31 paraqitje për Crystalin sezonin e kaluar, duke shënuar 11 gola dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like