Një burrë i moshës së shtyer nga Italia, theu rregullat e shtetit të vendosura kundër virusit Covid-19, duke lënë takime me prostituta me ç’rast i njëjti u ankua se vaksina kundër Covid i ka rritur atij epshin seksual.
Emri i tij mbetet i panjohur, por 85 vjeçari tha për policinë se pas marrjes së vaksinës, dëshirat e tij për të pasur marrëdhënie seksuale janë rritur dukshem.
Oficerët policorë thanë se ai u gjet me dy prostituta në më pak se një orë. Sigismondo Lettieri tha për The Sun: “Si fillim burri u ndalua në orët e para të mëngjesit, pasi u pa duke shkuar në një makinë me bagazh e njohur si “Campervan” e parkuar afër plazhit, që kryesisht është e njohur pasi përdorët nga prostitutat.
Si fillim ishte dënuar me €500 dhe ishte liruar, por më pas u ndalua përsëri në më pak se një orë dhe u dënua me €500 të tjera.
Policët qeshën me përgjigjen e tij qesharake, ku tha se ishte për shkak të vaksinës dhe se gjobat që i mori ishin “shfrytëzuar për të mirë”./21Media