Pendarovski: Ushtria do të mbështesë policinë dhe institucionet shëndetësore!

Shpallja gjendje krize në të gjithë territorin e vendit tonë do të zgjasë për 30 ditë, me të cilën Qeveria dje e miratoi propozimin e Këshillit të Sigurisë për të shpallur gjendje krize, situatë kjo e cila ushtrisë i jep mundësin të mbështesë policinë dhe institucionet shëndetësore, shkruan i pari i shtetit Stevo Pendarovski në rrjetin social Facebook.

Presidenti Pendarovski thekson se sipas Ligjit për Menaxhimin e Krizave, ushtria do të ndihmojë policinë në sigurimin e vendeve strategjike, spitalet, si dhe në sigurimin e depove me ilaçe dhe me pajisje të tjera mbrojtëse mjekësore.

Advertisement

“Unë mendoj se një ndihmë dhe mbështetje e tillë është më se e nevojshme për autoritetet shëndetësore dhe policinë, të cilët kanë luftuar ditë e natë për nëntë  muaj me pandemi e  Covid-19 dhe janë jashtëzakonisht të rraskapitur”, shkruan Pendarovski në Facebook./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like