• 20-04-2021

Pendarovski takon Filipçen, Gjurçinovskin dhe Angellovin

Presidenti Stevo Pendarovski priti sot Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral nënkolonel, Vasko Gjurçinovskin dhe Drejtorin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov, percjell nmk-post.

 

 

 

Në takim, kumtuan nga Kabineti i Pendarovskit, janë shkëmbyer informacione për temën aktuale me Kovid-19 dhe masat dhe aktivitetet e organeve kompetente për luftimin e pandemisë.

 

 

Ministri Filipçe informoi për situatën aktuale të të sëmurëve dhe të vdekurve nga koronavirusi, kapacitetet dhe burimet e disponueshme, si dhe projeksionet për funksionimin e sistemit shëndetësor në vend në periudhën e ardhshme. Ai i shpjegoi vendimet e fundit të Qeverisë për pranimin e rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive për masa shtesë restriktive në periudhën nga 18 dhjetori deri më 20 janar. Ministri Filipçe gjithashtu iu referua bashkëpunimit dhe mbështetjes që autoritetet shëndetësore marrin nga Armata në kontekstin e riorganizimit të spitaleve në vend për pranimin e pacientëve të infektuar dhe qytetarëve tanë.

 

 

Në takim, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski iu referua pjesëmarrjes së ushtrisë në ballafaqimin me koronavirusin dhe theksoi se angazhimi i Armatës në asistencë të institucioneve në parandalimin e përhapjes së Kovid-19 po vazhdon sipas dinamikës dhe planit të planifikuar. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, qëndron në kumtesë, informoi për masat specifike, mënyrën e angazhimit dhe përdorimin e burimeve të nevojshme të Armatës, të cilat kryhen në bazë të kërkesave dhe planeve operative të Shtabit të Përgjithshëm.

Për punën e Shtabit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave pranë QMK-së, për masat e marra dhe aktivitetet e deritanishme të institucioneve në ballafaqimin e pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, në takimin informacionet i dha drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov. Ai theksoi se përparësia e tyre është përdorimi racional dhe efikas i burimeve të disponueshme kombëtare, ndërsa në përputhje me Planin e Veprimit për veprim më gjithëpërfshirës kundër përhapjes së Kovid-19. Siç qëndron në kumtesën e Kabinetit të Presidentit, Angellov gjithashtu informoi për forcimin e kapaciteteve të Shtabit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave, me pjesëmarrjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm nga sektori joqeveritar.

 

 

 

 

“Presidenti Pendarovski, duke vlerësuar se situata me koronavirusin në vendin tonë, si dhe kudo në Evropë, është jashtëzakonisht serioze, bëri thirrje për përgjegjësi dhe angazhim edhe më të madh në punën e institucioneve kompetente. Ai theksoi se është i nevojshëm koordinim dhe bashkëpunim i plotë i të gjitha institucioneve përkatëse të përfshira në aktivitetet kundër përhapjes së koronavirusit, si dhe në ballafaqimin e pasojave të shkaktuara nga Kovid-19”, theksohet në kumtesën e kabinetit të kreut të shtetit.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për informacionin e miratuar nga Qeveria për vaksinimin kundër Kovid-19, i cili e përfshin gatishmërinë e sistemit, rolin e UNICEF-it si Koordinator të furnizimeve në mekanizmin COVAX, negociatat e drejtpërdrejta me prodhuesit dhe Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian./Nmk-post/

Read Previous

Grubi – Balaj Halimaj: Mbledhja e përbashkët e qeverive të RMV-së dhe Kosovës me 25 janar 2021

Read Next

Hoti: Situata me COVID-19 në Kosovë është nën kontroll

%d bloggers like this: