Pendarovski në Bruksel do të takohet me Lajçakun

Presidenti Stevo Pendarovski sot është për vizitë në Bruksel, ku do të zhvillojë takim me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, informojnë nga kabineti i Presidentit të RMV-së, përcjellë Portalb.mk.
“Është paraparë që Presidenti Pendarovski tëzhvillojë takim me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell dhe komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheji, me eurodeputetin dhe raportuesin për Republika e Maqedonisë së Veriut, Ilhan Kuçuk, si dhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim.
Paraditën e sotme, Pendarovski do të takohet me Varjein, Lajçakun dhe Borrellin, ndërsa takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel është nga ora 15:30. Presidenti do të takohet paraprakisht me Sassoli dhe Kuçukun.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like