Pendarovski: Mund të ketë valë refugjatësh nga Afganistani

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nuk e përjashton mundësinë që vendi të përballet me një valë refugjatësh si rrjedhojë e krizës në Afganistan.Presidenti Pendarovski duke folur për procesin e regjistrimit të popullsisë i cili zhvillohet pas dy dekadave thotë se kësaj radhe nuk pret që dikush nga forcat politike të synojë ta komprometoj këtë proces megjithëse numërimi, siç thotë, vetëm mbi bazë etnike duhet t’i takoj historisë.

Duke folur për zgjedhjet lokale ai ka theksuar se për demokracinë është vlerë e shtuar fakti që në këto zgjedhje garojnë më shumë lista të pavarura për këshilltarë dhe kryetar komune.REL: President, vendi ynë është anëtar i NATO-s, mirëpo pas bllokadës nga Bullgaria për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, dëshpërimi është i madh, euro- skepticizmi është rritur edhe sipas “Ballkan Barometar”, me të cilën gjë hapet hapësira për ndikimin e Rusisë dhe Kinës… Si më tej?Stevo Pendarovski: Mua më brengos euro-skepticizmi, që pa dyshim është në linjën përpjetë. Edhe në rajon, jo vetëm te ne. Por, mos harroni: për fat të keq, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor është harruar nga Bashkimi Evropian. Për shkaqe të ndryshme.

Megjithatë, është harruar. Ne jemi në margjinat e agjendës evropiane. Një pjesë, për shkaqet që shtrihen në kryeqytetet këtu te ne, një pjesë për shkak se Evropa merret me vetveten, me vite, praktikisht edhe me dekada, pas atyre referendumeve të pasuksesshme për Kushtetutë të re evropiane në vitet 2004 dhe 2005; Evropa ka një agjendë politike plotësisht tjetër dhe prioritete politike plotësisht të tjera

Advertisement

.Ajo çka më brengos – nuk më brengos ndikimi i shteteve të tjera; ajo është e drejtë e tyre legjitime, (ato janë) interesa të tyre nacionale; dhe jo vetëm këto dy (shtete) që i përmendni – ne nuk kemi problem me atë. Kemi problem që njerëzit tanë e humbin besimin tek vlerat evropiane.Unë dyshoj se ato vlera evropiane plotësohen me diçka tjetër, me një gamë tjetër vlerash, për shkak se, objektivisht, kjo është gama më e mirë e vlerave. Nuk besoj se ka shtet në botë, ose organizatë rajonale, që ofron gamë më të mirë vlerash.

Advertisement
Advertisement