Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Pakistanit, Miriam Madiha Aftab

Estimated read time 2 min read

Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Miriam Madiha Aftab.

Siç bëri të ditur kabineti i Presidentit, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski theksoi se si anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut u jep rëndësi marrëdhënieve me të gjitha shtetet. për të mirën e popujve tanë, sigurim dhe përforcim të paqes në botë, si dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet ekonomik, shkruan Zhurnal

“Më lejoni, në këtë kontekst, t’i theksoj intereson dhe gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparim të mëtejshëm dhe për zhvillim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Republikën islamike të Pakistanit në të gjitha fushat, me interes të përbashkët, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh”, tha presidenti Pendarovski.

Ambasadorja e re Marian Madiha Aftab theksoi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve para pothuajse 20 vjet, Pakistani dhe Maqedonia e Veriut ndërtojnë marrëdhënie të përzemërta dhe miqësore dhe ndajnë vlera të përbashkëta dhe përkushtim të fortë për kontribut të përbashkët ndaj ndërtimit të një bote të qetë dhe prosperuese.

Advertisement

“Pakistani me padurim pret bashkëpunim të ngushtë me Maqedoninë e Veriut për përforcim të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe në një sërë fushash, nga ekonomia dhe tregtia deri në arsim, kulturl dhe mjedis të jetesës”, tha ambasadorja Aftab.

Presidenti Pendarovski ambasadores së re të Republikës Islamike të Pakistanit, Miriam Madiha Aftab i dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit diplomatik përgjegjës, qëndron në kumtesë. /TetovaExpres

Advertisement
Advertisement

You May Also Like