PDK paralajmëron protesta për të kundërshtuar Qeverinë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat, për të kundërshtuar Qeverinë Kurti. E gjithë kjo për të mbrojtur interesin qytetar nëse ai cenohet nga ekzekutivi i ri. Partia më e madhe opozitare kritikon kryeministrin Albin Kurti edhe për vonesat në hartimin e programit qeverisës. Ndërkohë, kërkojnë që Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme mos të përdoret për hakmarrje politike. Derisa, vazhdojnë ta quajnë përçarëse presidenten, Vjosa Osmani.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Qeveria Kurti në këto tri javë ka dhënë shenja të paaftësisë në qeverisje.

“Janë mjete demokratike, por asnjëherë duke e dëmtuar shtetin e Kosovës. Të gjitha mjetet që janë të lejueshme, përfshirë edhe protesta, është pjesë e jetës qytetare dhe reagimit qytetar. Si e tillë do të përdorim të gjitha mjetet për ta mbrojtur interesin qytetar. Sidomos kur cenohet sovraniteti, funksionimi i shtetit, demokracia dhe integriteti qytetarë ne do të jemi në ballë të mbrojtjes së tyre”, deklaron Gjoshi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like