PDK fton deputetët që të japin nënshkrimet për ta dërguar Osmanin në Kushtetuese për shkarkimin e Valdete Dakës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fton të gjitha Grupet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës që t’i japin nënshkrimet e deputetëve për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë sot në seancë të Kuvendit se shkarkimi i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka nga presidentja Vjosa Osmani është anti kushtetues dhe autoritar në shërbim të Vetëvendosjes.

“Skenari i kapjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka filluar para disa javësh ku presidentja e njëanshme Vjosa Osmani nuk ka dekretuar emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ dhe të koalicionit VAKAT, duke synuar zëvendësimin e tyre me përfaqësues të pushtetit”, ka thënë Deliu.
Po ashtu ajo tha se PDK-ja fton të gjitha Ambasadat e Vendeve mike të QUINT-it që të reagojnë urgjentisht për cenimin e institucioneve të pavarura kushtetuese në Kosovë.
“PDK i ka gati të gjitha nënshkrimet e deputetëve të saj dhe ftojmë edhe grupet tjera parlamentare që të na bashkohen dhe ta dërgojmë këtë vendim të presidentes në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Deliu-Kodra. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like