• 12-05-2021

Passaportat Covid nga Qershori?

Vërtetimet jeshile digjitale apo të ashtuquajturat ‘pasaporta COVID’ ka gjasa të vëhe në qarkullim nga muaji qershor dhe të jenë të detyrueshme gjithnjë përderisa Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk shpallë përfundimin e pandemisë së koronavirusit. Ato do të shfrytëzohen edhe nga kompanitë ajrore për pranimin e pasagjerëve.
Kështu ka deklaruar Komisioneri Evropian i Drejtësisë, Didier Reynders, në mbledhjen e Këshillit për Liritë Fetare të Parlamentit Evropian ku ka paraqitur poropozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e ‘pasaportave COVID’: ‘Dëshirojmë të sigurohemi se qytetarët dhe shtetet anëtare posedojnë një mjet që ka për të ofruar një besim të caktuar mbi të cilin autoritetet kompetente do të mund të mbështeten për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së njerëzve,’ – citohet të ketë deklaruar Reynders.

Sipas propozimit të Komisionit Evropian nga mesi i muajit të kaluar, dëshmitë jeshile digjitale duhet të lehtësojnë gjatë pandemisë së koronavirusit lëvizjen e lirë, të sigurt, të njerëzve brenda Bashkimit Evropian. ‘Pasaporta COVID’ do të jetë provë se personi është vaksinuar kundër virusit COVID-19, se ka marrë rezultat negativ nga testi ose se e ka kaluar sëmundjen.
Komisioneri Evropian i Drejtësisë, Didier Reynders, ka shpjeguar se vërtetimet e këtilla do të mund të shfrytëzohen edhe si leje për udhëtime me aeroplanë. Aktualisht, shumë kompani ajrore kërkojnë test negativ për të lejuar hyrjen në avion. Sipas tij, këto dokumente do të mund të hyjnë në fuqi para përfundimit të qershorit, ndërkohë që pritet që Parlamenti Evropian të japë dritën jeshile në seancën e vet plenare që mbahet nga shtatë deri më dhjetë qershor./Klan Macedonia/

Read Previous

Filipçe: Ulet numri i te infektuarve me Kovid, masat po japin rezultatet e duhura

Read Next

Brazil, 3.808 viktima dhe mbi 82 mijë raste të reja me COVID-19

%d bloggers like this: