Para dy ditëve kështu ishin mbeturinat në hyrje të Liqenit Treska në Saraj. Pas raportimit të TV21, përmes emisionit “Thirre 21-shin”, “Higjiena Komunale” e Sarajit doli në terren për ta pastruar. “Pas denoncimit të qytetarëve në lidhje me mbeturinat të cilat ishin hedhur tek hyrja e Liqenit Treska dhe raportimit të bërë nga emisioni “Thirre 21-shin”, siç duket aksioni u ndërrmor”, raporton Valon Sallai – gazetar TV21. Gjatë pastrimit në vendngjarje ishte edhe U.D kryetari i Sarajit Iljas Veseli, i cili për TV21 deklaroi se presin nga banorët e kësaj zone t’u ndihmojnë për ruajtjen e ambientit jetësor, duke dërguar fotografi te komuna në rast se shohin dikë që po hedh mbeturina. “Çdo kush që do të ketë njohuri apo do të sheh vetura apo kamionë të cilët janë të ngarkuar dhe nëpër vende hedhin mbeturina, do të ishte mirë që së paku një fotografi apo një video të shkurtër të na e dërgojë neve dhe që të mund ne të procesojmë më tutje, që të marrim masa në suaza të kompetencave dhe të ligjit”, u shpreh Iljas Veseli – u.d kryetar i Komunës së Sarajit. Përveç kësaj Veseli paralajmëroi që shumë shpejtë në këtë zonë do të vendosen kamera të sigurisë dhe më pas do të dënohen personat që hedhin mbeturina.
Pas raportimit të TV21, pastrohen mbeturinat në Saraj! Veseli: Shumë shpejtë do të vendosen kamera sigurie
Advertisement
Advertisement
Advertisement