Breaking News :

nothing found
23-09-2023

Pamje Kur Opel Kadett Lë Pas Një Ferrari 458 (Video)

Advertisement

Kur flasim për gjigantin gjerman Opel, shumëkujt i shkon mendja të modeli legjendar i Kadett GSI që ishte një prej hatback më të kërkuara i asaj kohe.

E një kompani që merret me modifikimin e veturave WKT, nuk e ka harruar këtë Opel Kadett.

Nën kapak i futi motorin 2 litërsh turbo-benzinë nga Opel Astra OPC, dhe i rriti kuaj-fuqi deri në 695.

E një sërë detajesh teknike të kësaj veture mbeten sekret, por dihet që shpejtësinë nga 100 në 200 e arrin për 4,57 sekonda, derisa atë prej 100 në 250 për 8,26 sekonda. Se për çfarë bëhet fjalë e dëshmon më së miri videoja e publikuar më poshtë që është realizuar thuajse dhjetë vite më parë ku zhvillohet një garë e ashpër mes këtij Opeli dhe një Ferrari 458 – ku fitues del Opel. /Telegrafi/

Advertisement

Read Previous

Gjendet Pa Shenja Jete Një Person Në Shkup

Read Next

Pacienti 33 vjeçari nga Tetova gati sa nuk e dogji Klinikën e Pulmologjisë