Palmer: Prishtina e Beogradi mund të nënshkruajnë marrëveshje këtë vit

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer mendon se është absolutisht e mundur që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti të nënshkruajnë një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit këtë vit.

“Mendojë se është absolutisht e mundur. Por kjo me të vërtetë varet nga ata dhe ajo që ne dëshirojmë është t’i inkurajojmë ata që të përfshihen. Si Vuçiq ashtu edhe Kurti kanë mbështetje të fortë politike, janë në pozicion që seriozisht të përfshihen në gjithë procesin, të identifikojnë çështje për të cilat mund të arrihet marrëveshje dhe të ndihmojnë që i gjithë procesi të shkojë përpara” është shprehur Palmer.

Palmer në një intervistë për mediat serbe ka thënë se ai mendon se Prishtina nuk është e gatshme të negociojë për kufijtë dhe territoret, por se sipas tij ka çështje shumë më produktive për bisedime në këtë moment.

Advertisement

“Këtu janë për shembull personat e zhdukur, është një çështje rreth së cilës palët mund të arrijnë një marrëveshje” thotë Palmer.

Në një të njëjtën kohë Palmer ka inkurajuar të dy palët të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit përfshirë këtu edhe AKS-së./KOHA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like