Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto, raporton Front Online.
Kabineti qeverisës miratoi rritjen që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga vendimi do të preken më shumë se 150 mijë persona.
“Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, tha kryeministri Albin Kurti në prezantim të propozimit.
Ndërsa për këtë vendim ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se është hera e parë që caktohet edhe niveli i pagës minimale për orë pune – 2 euro.
Rritja e pagës minimale, sipas Muratit, hyn në fuqi nga 1 tetori./FrontOnline/
