Padi ndaj një 37-vjeçari nga Dobridolli: Tentoi të ikë nga policia dhe hodhi kokainë nga makina

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër M.I. (37) nga fshati Dobridoll, rajoni i Gostivarit, për dyshime mbi kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Më 13 shkurt 2025, në territorin e komunës së Vrapçishtit, i dyshuari, duke drejtuar një makinë “Ford Fiesta”, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai hodhi nga automjeti një sasi kokaine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *