Pa ujë dhe kanalizim të pa sanuar – banorët e Gurishtës në Hasanbeg kërkojnë zgjidhje!

“I kam gërryer 4 puse, 2 i kam dërguar ka 22 metre, 2 ka 80 metre”, tregon banori. Në lagjen Gurishtë në Hasanbeg të Shkupit, banorët përballen me mungesë të ujit, për çka janë të detyruar të hapin puse. Përveç kësaj, edhe gypi i kanalizimit thonë se me vite të tëra nuk është sanuar. “Jemi këtu në lagjen Hasanbeg, dhe siç mund ta shihni po rrjedh uji këtu në rrugë, pasi që ka plasur gypi i kanalizimit”, raporton Fazile Halili, gazetare e TV21. Raif Iseni, banori i kësaj lagjeje, tregoi për TV21 se verën e kaluar NP “Ujësjellësi dhe kanalizime”, e ka hapur gropën afër rrugës për ta rregulluar problemin dhe më pas e kanë lënë ashtu, teksa shton se banorët janë detyruar me vetiniciativë ta mbulojnë. TV21 kërkoi përgjigje edhe nga ndërmarrja “Ujësjellës dhe Kanalizime” por nuk na treguan se pse këtë pjesë të Hasanbegut e kanë lënë pas dore, siç pohojnë banorët. Megjithatë, gjatë komunikimit me ta, na u kërkua lokacioni i saktë për të cilin ankoheshin banorët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *