Osmani: Ky mandat nuk është mandat i hakmarrjes

Kandidatja për deputete e listës së Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, tha se dita e bardhë e paralajmëruar në mëngjes u shndërrua në natë të bardhë.“Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë“, tha Vjosa Osmani në një konferencë për media bashkë me kreun e LVV-së dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.Ajo ka falenderuar të gjithë qytetarët për besimin që ia ka dhënë listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Së bashku me ju po shënojmë historinë“, tha ajo.Vjosa Osmani tha se ky mandat nuk është mandat për hakmarrje as i kthimit prapa.Kandidatja për presidente premtoi institucione që do të drejtohen nga njerëz me integritet e profesionistë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like