Osmani: Dëbimi i diplomatit rus nuk do të ndikoj në raportet mes Shkupit dhe Moskës

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani derisa ka komentuar paralajmërimin e Ministrisë së jashtme ruse se do të kundërpërgjigjet ndaj Shkupit, për dëbimin e diplomatit rus u shpreh se ky vendim i cili sipas tij është i dokumentuar, nuk do të ndikoj në raportet dypalëshe mes Shkupit dhe Moskës. “Bëhet fjalë për vepra që nuk i përkojnë statusin diplomatik. Rasti është edhe i dokumentuar. Ambasadori rus është njoftuar të martën e kaluar. Unë shpresoj që ky vendim nuk do të ndikojë në përkeqësimin e raportit mes të dy vendeve”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm./Alsat/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like