Osmani: BE-ja bëri gabim! Opozita kërkon përgjegjësi për shtyrjen e negociatave

Bllokada bullgare për fillim të negociatave të Maqedonisë me BE ishte temë gjatë llogaridhënies së sotme të shefit të diplomacisë, Bujar Osmani para Komisionit kuvendor për Punë të Jashtme. Kryetari i Komisionit, Antonijo Milloshoski, kërkoi përgjegjësi për atë që edhe përkundër paralajmërimeve të shumta të pushtetit, Maqedonia ende nuk i ka nisur negociatat aderuese me BE.

“Deklarata e eurodeputetit bullgar dhe ish-kolegut tuaj për Punë të Jashtme, z.Ivajlo Kalfin, i cili më 9 dhjetor për televizionin e tyre nacional deklaroi se bllokada bullgare, citoj – u konvenon edhe vendeve të tjera anëtare të cilat nuk duan që zgjerimi i BE-së të vazhdojë, kurse Bullgarinë e përdorin si justifikim. A keni vërejtur në mënyrë diskrete apo të hapur se ekziston një, dy apo tre vende të tilla anëtare?”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonijo Milloshoski.

Ministri Osmani tha se prolongimi i fillimit të negociatave ishte gabim i vetë BE-së. Ai theksoi se edhe krahas mosnisjes së negociatave me BE, ky vit për Maqedoninë ishte më i suksesshëm në sferën e politikave të jashtme.

Advertisement

“Ne si shoqëri duhet të mësohemi në faktin se procesi i euro – integrimit është vështirësuar me shumë pengesa dhe nevoja për konsensus. Vendimet për zgjerim në Këshill sillen me konsensus. 27 vende duhet të thonë PO për secilin vendim në ato 130 hapat famoze”, tha kryediplomati i vendit, Osmani.

Referimi i Osmanit në fakt është hera e parë që një ministër i punëve të jashtme ose i euro – integrimeve të flasë para deputetëve për t’u përgjigjur në lidhje me bllokimin e proceseve euro-integruese. Paraprakisht, në të njëjtin komision u thirr edhe zv/kryeministri për euro – integrime, Nikolla Dimitrov i cili nuk erdhi, pas çka opozita dorëzoi propozim për interpelancën e tij./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like