OPOZITA NË MAQEDONINË E VERIUT ME PROTESTA KËRKON DORËHEQJEN E QEVERISË

Dorëheqje tani, liri për popullin. Kjo ishte motoja e protestave të sotme të organizuar nga partia opozitare në Maqedoninë e veriut VMRO-DPMNE para Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme së këtij vendi. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqje nga ministri i Punëve të Jashtme të RVM-së , Bujar Osmani dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov.

Nga VMRO akuzojnë se gjatë këtij vikendi ka pasur bisedime të fshehta në Sofje dhe se po bëhet tregti me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, fillimisht ka kërkuar falje nga qytetarët për rrëmujën e shkaktuar në komunikacion, por se kanë qenë të detyruar për shkak se bëhet fjalë për momente historike për popullin maqedonas.

Advertisement

Ai ka thënë se shumë herë në të kaluarën kanë bërë apel që të mos nënshkruhen marrëveshje kapitulluese për popullin maqedonas.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like