Propozimi për plotësim të Rregullores për punë të Kuvendit, që parasheh deputetët të mund të punojnë online, është vendosur në rend dite për seancën e së enjtes, më 26 nëntor. Por një gjë e tillë tani për tani mbetet pikëpyetje, pasi duhen 61 vota, ndërsa një pjese e deputetëve janë në izolim ose të infektuar me Kovid-19. E opozita vazhdon ta kundërshton këtë propozim. Koordinatorët e grupeve parlamentare të partive opozitare nuk morën pjesë në takimin e rregullt me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
Advertisement
“Kuvendi ka mbi 115 deputetë që punojnë dhe që janë të pranishëm në sallën plenare. Kërkesa e vetme për seancat online është numri i vogël i deputetëve që ka shumica parlamentare”, theksoi Nikolla Micevski nga VMRO
Advertisement
Advertisement