Olaf Scholz merr vendimin, dëbon nga Gjermania afganët

Gjermania dëboi disa afganë në vendin e tyre – për herë të parë prej se talibanët morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021.

“Ata ishin të gjithë të dënuar, të cilët nuk kishin të drejtë të qëndronin në Gjermani dhe kundër të cilëve ishin lëshuar urdhra për dëbim”, tha zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.Agjencia e lajmeve, DPA, raportoi se një avion i kompanisë Qatar Airways me 28 shtetas afganë në bord, të cilët kishin arritur në Gjermani nga shtete të ndryshme, është nisur nga Lajpcihu për në Kabul, mëngjesin e së premtes.

Operacioni u organizua nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Gjermania nuk ka marrëdhënie diplomatike me udhëheqësit talibanë në Kabul.