Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Deputeti i BESËS Bajrami në SHBA!

Advertisement

Deputeti i Lëvizjes BESA Basri Bajrami ka udhëtuar për në SHBA, ndërsa atje është pritur nga aktivisti i shquar dhe lobisti i madh i çështjes shqiptare Xhevat Prespa. Nuk dien shkaqet e vizitës së Bajramit në SHBA dhe me cil do të takohet ai atje. Megjithatë veprimtari i shquar Xhevat Prespa ka lëshuar një mesazh të fuqishëm në rrjetin social facebook, që len të nënkuptohet si mesazh për oponentët e Lëvizjes BESA, të cilët në ditët e fundit kanë qen “në gjah” për deputetët e saj, për të siguruar shumicë parlamentare. Xhevat Prespa në profilin e tij ka shkruar thënjen e famshme
“Mbahu BESË mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë”.

Nga Lëvizja BESA nuk kanë komentuar vizitën e deputetit Bajrami në SHBA, duke mos dhënë asnjë informacion për agjendën e tij./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Anti-korrupsioni kërkon që ish-ministri i Kulturës, Hysni Ismaili të ndiqet pen*alisht

Read Next

Anti-korrupsioni rekomandon revizion financiar për Agjencinë për Rini dhe Sport të RMV-së