ODA E MJEKËVE: SITUATË SERIOZE, DUHEN MASA TJERA SHTRËNGUESE

“SHQETËSIME PËR MBUSHJEN E KAPACITETEVE SPITALORE”
Oda e Mjekvë të Maqedonisë së Veriut, ka kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse protokolle dhe masa restriktive plotësuese për shkak të përhapjes së shpejtë të COVID-19.
ODA E MJEKËVE
“Jemi të vetëdijshëm për faktin se këto masa janë jopopullore, por në interes të qëndrueshmërisë së kapaciteteve spitalore dhe mbrojtjes së shëndetit publik, si profesionistë shëndetësorë, vlerësojmë se vendosja e tyre është më se e nevojshme. Vetëm me qasje holistike dhe duke i marrë parasysh të gjithë faktorët dhe me reagim në të gjitha fushat mund të përballemi me virusin”

Sipas të dhënave të ISHP-së, vala e tretë e virusit po bëhet gjithnjë e më agresive dhe se në nivel ditor regjistrohen mbi 1.000 të prekur. Nga Oda e Mjekëve thonë se nga 1 Marsi, kishte afër 8.400 raste aktive, kurse tani kjo shifër është ngritur në 12.819. Ata shprehin shqetësime për shkak të mbushjes së përshpejtuar të kapaciteteve spitalore.
ODA E MJEKËVE
“Problemi më i madh për qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor paraqet edhe zvogëlimi i numrit aktiv të punonjësve shëndetësor, për shkaks e edhe në mesin e tyre po rritet numri i të infektuarve dhe atyre që janë në vetizolim, kurse po përballemi edhe me lodhjen e personelit mjekësor, për shkak se epidemia është stërzgjatur”

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Kryetari I Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski, dje thanë se për momentin do të mbetet në fuqi ora policore nga 22.00 deri 05.00 të mëngjesit dhe se presin që rezultatet e këtyre masave të dihen të Hënën. /KlanMacedonia