Nxënësit nga dita e enjte në pushim

Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme nga e enjtja, 31 dhjetor, do të shfrytëzojnë pushimet dimërore që do të zgjasin deri më 20 janar, ndërsa me 21 janar do të vazhdojnë mësimet nga plan programet për gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021.

Sipas ndryshimeve në Kalendarin për organizimin e punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor filloi një muaj më vonë, pra më 1 tetor, dhe numri i ditëve të zhvillimit të mësimit është zvogëluar nga 180 në 159.

Pushimet dimërore nisin në të njëjtën periudhë si në vitet e mëparshme, megjithëse kishte kërkesa, nuk filloi më herët, sepse shumica e numrit të përgjithshëm të nxënësve në vend ndjekin mësimet përmes internetit dhe sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nxënësit dhe mësuesit paraqesin vetëm më pak se 1 për qind të të infektuarve me koronavirus, si rrjedhojë shkollat ​​nuk paraqesin burim infeksionit.

Advertisement

Derisa nxënësit do të jenë me pushime, stafi mësimdhënës dhe të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të dërgojnë komente, ide dhe sugjerime në “Draft-Konceptin për Arsimin Fillor”, deri në 20 janar.

Draft-dokumenti me 48 faqe është postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në pesë gjuhë, respektivisht në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, boshnjake dhe serbe.

Për të përmirësuar përmbajtjen e dokumentit, sugjerimet dhe propozimet duhet të dërgohen në adresën e postës elektronike: koncepcija@mon.gov.mk, deri më datën 20 të muajit janar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like