Nurie Emrullai del para lexuesve me librin “Vargmale nën dhé”

Vargje rrufe  të shkrira në poezi plot frymë dhe emocion do të gjendet para lexuesve të fjalës së bukur.  “Vargmale nën dhé” mban titullin libri i porsabotuar të poetes Nurie Emrullai. E mbushur plot ndjenja, kërshëri, shpresë, dhimbje, gëzim, kujtime…, përmbledhja me poezi “Vargmale nën dhé” u botua nga Shtëpia e mirënjohur botuse Onufri, me udhëheqje të Bujar Hudhrit dhe  Enxhi Hudhri, përcjell NMK-Post. Libri u botua midis shumë veprave të tjera nga po e njëjta shtëpi botuse, për të qenë pjesë të Panairi i 23-të i librit Tirana 2020. “Jam me fat që poezitë e mia gjenden midis shkrimtarëve të mirënjohur të letërsisë shqipe, si në prozë po dhe në poezi. Kjo për mua përveçse që është kënaqësi e jashtëzakonshme, në njëjtën kohë është dhe një lloj përgjegjësie për poezinë dhe artin, si dhe rëndësinë që i duhet dhënë botës letrare në përgjithësi” ka thënë poetja Emrullai për NMK-Post.

Sa i përket botimit të librit, titulli “Vargmale nën dhé” është titulli i njërës prej poezive që gjenden në vepër. Libri është i ndarë në njëmbëdhjetë kapituj dhe janë të përfishira gati treqind poezi, të cilat prekin dukuri të zakonshme dhe të jashtëzakonshme ndijimesh njerëzore. Vepra fillon me poezinë:

Nëpër fazat e hënës

Një hënë drapër

Ishte mbështjellur nëpër flokët e mia

E më kishte lidhur për qielli.

 

Ndërkaq libri përmbyllet me poezinë:

Detaje jete

Njeriu vdes i papërjetuar.

Vdes i pangopur me kohë.

Vdes i etur për ujë.

Për kaq pak gjëra mund të vdesë një shpirt,

Që shohim teksa kalon rrugën çdo ditë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Si çdo art edhe poezia kërkon shpirtin,ndjeshmërinë dhe dashurinë që transmetohen dhe transformohen përmes gjuhës dhe fuqisë së fjalës. Vetëm gjuha mund të na japë lirinë apo të na robërojë… Siç kam thënë dikur për të qenurit poete: “Sado e vështirë, unë gjeta kthimin në vete sepse ajo ishte, unë kisha qenë në kërkim të vetes dhe atë çast kuptova se: Unë dëgjoja, shikoja, dhe dashuroja, vuaja më fort nga të gjithë (ashtu mendon secili nga ne), por unë gjithashtu kuptova se kisha zërin për ta thënë, unë mund ta thoja atë që ndieja. Dhe një ditë e thashë. Një ditë fola dhe shpirti im gjeti qetësinë, gjeti heshtjen që e kishte humbur prej ditës kur unë provova të jem si të tjerët. Dhe e di çfarë ndodhi? Kam parë njerez, para syve të mi që kanë qeshur e kanë qarë. Kanë qarë duke lexuar poezitë e mia, kanë qarë para meje duke kujtuar nënën, motrën, babanë, të dashurin apo në fund janë kujtuar për veten. Dhe unë s’kisha ç’të bëja përballë tyre përveçse t’ju thoja që: “ti nuk je vetëm!” Unë të kuptoj, unë dëgjoj zemrën tënde, unë mund të dëgjoj shpirtin tënd, unë të dua dhe dua të të shpëtoj sepse në këtë rrugë jemi bashkë sepse unë jam poete apo çfardo që ta ketë emrin, por mbi të gjitha unë jam njësoj si ty. Sepse unë isha në kërkim të vetes dhe unë e gjeta atë.” thotë Emrullai.

Advertisement

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like