Nuredini: Për ndotësit kërkojmë gjoba deri në 200 mijë euro

Kush do që ndotë ajrin për atë duhet të gjobitet dhe ekzistojnë korniza të caktuara përmes së cilave industritë mund të punojnë. Qeveria miratoi propozim ligj, me të cilin kërkojmë që gjobat të jenë më të larta, të jenë 200 mijë euro, thotë ministri për mjedis jetësor Naser Nuredini për Radio Evropa e Lirë. Nuredni foli edhe për Planin për ajër të pastër.

“Kjo është diçka në të cilën investojmë. Për vitin 2018 kishim buxhet prej 120 milion denarëve, buxheti për vitin 2020 ishte shtesë prej 100 milion denarëve. Disa shkolla dhe çerdhe i rinovuam, i bëmë më efikase, gjithashtu edhe disa institucione publike. A arritëm 50% ulje? Për fat të keq ende. Arsyeja për shkak të cilës nuk kemi arritur është fakti se duhet të ndryshojmë shumë në sistemin e ngrohjes në vendin tonë. Duhet të bëjmë më shumë kontrolle edhe në industri. Një prej çështjeve kyçe të cilën e mësuam, për fat të keq, për shkak të situatës me Kovid-19, kur kishim orë policore, në fakt mësuam se në mënyrë definitive transporti dhe trafiku kontribuon në ndotjen e ajrit”, theksoi Naser Nuredini – Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor./tv21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like