Nuk ndalet policia, dhunon dhe shoqëron gazetarin e RTV Ora, Xhoi Malësia

Dhuna e policisë nuk ka kursyer as gazetarët këtë mbrëmje.

Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia ka qenë duke transmetuar pamje live nga zona e 21 dhjetorit, kur policia ka ushtruar dhunë mbi të.

Edhe pse ai dëgjohet t’u thotë që është gazetar , policia nuk është ndaluar.

Më herët Xhoi Malësia po raportonte se policë civilë kishin filluar arrestimet.

Mësohet se gazetari është dërguar në komisariatin nr. 2 në kryeqytet.

“Ka qenë në afërsi të disa personave që po qëllonin në drejtim të komisariatit. Pritet lirimi i tij. Pranë komisariatit ka forca të shumta policie” raportoi gazetari Besar Bajraktaraj nga komisariati.

Advertisement

Ora News ka kërkuar informacion për arsyen e shoqërimit të gazetarit dhe është në pritje të një përgjigjeje pasi deri më tani nuk ka një shpjegim zyrtar nga policia.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like