Nuk ka kuorum për Marrëveshjen ndërkombëtare të financimit

Nuk ka kuorum për Marrëveshjen ndërkombëtare të financimit

Për votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efikasitetin fiskal, konkurrueshmërisë dhe rritjen e gjelbër”, nuk pati kuorum.

Kjo për shkak të mospjesëmarrjes së plot të deputetëve, e që vetëm 71 ishin të pranishëm.

69 deputetë votuan për, dhe dy abstenuan.