Nuk ka konfirmim se medikamenti Favirapir ka efekte në mjekimin e korona virusi

Aspak nuk ka konfirmim se medikamenti favirapir ka efekte në shërimin e pacientëve të prekur me Kovid, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Shtoi se ky ilaç përdoret për influencë, për grip dhe se derisa nuk përfundojnë studimet nuk mund të jenë të sigurt se ndihmon tek pacientët e prekur me Kovid.

“Absolutisht nuk kemi rekomanduar kurrfarë shërimi, të asnjë niveli në sistemin shëndetësor nuk ka rekomandim dhe nuk do ta rekomandojmë, normal, sikurse edhe çdo medikament tjetër derisa nuk ka dëshmi përkatëse në ndonjërin prej studimeve klinike ose analizat të cilat tashmë janë duke u zbatuar”, theksoi Filipçe. /tv21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like