Nuk është i vaksinuar, Xhaka rezulton pozitiv me Covid

Estimated read time 2 min read

Granit Xhaka nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për të bërë vaksinën kundër Covid-19, pasi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Konfirmimi erdhi nga Federata Zvicërane e Futbollit, pas daljes së rezultateve të testeve të zhvilluara në prag sfidës me Greqinë, e fituar 2-1 nga Zvicra.

Mesfushori i Arsenalit, i cili nënshkroi marrëveshjen e re trevjeçare me pagë 100 000 stërlina në javë për të qëndruar në klubin londinez, tashmë është izoluar dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të japë kontribut për përfaqësuesen helvete për përballjen me Italinë dhe Irlandën e Veriut më 5 dhe 8 shtator.

Xhaka fillimisht u testua negativ, por një test pasues PCR konfirmoi pozitivitetin e tij. Ky rezultat ngriti pikëpyetjen nëse mesfushori 28-vjeçar ishte vaksinuar më parë. Kreu i zyrës së komunikimit në Federatën e Zvicrës, Adrian Arnold, sipas “Blick”, konfirmoi se lojtari e kishte refuzuar vaksinimin.

“Granit Xhaka nuk ishte vaksinuar. Ne ia lamë këtë vendim secilit lojtar, pra ishte vendim personal, si për çdo person tjetër në Zvicër. Ne kemi lëshuar një rekomandim që të gjithë të vaksinohen, por ai vendosi të mos e bënte vaksinën. Eshtë e drejta e tij të mos vaksinohet.”

Advertisement

Arnold shtoi më tej se të gjithë lojtarët e tjerë në ekip janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, kështu që janë të sigurt, të paktën nga pikëpamja mjekësore.

Xhaka do të bëjë një test tjetër PCR këtë të enjte. Rezultatet priten në mbrëmje ose mëngjesin e së premtes. Federata Zvicerane e Futbollit do të komunikojë, në bazë të rezultatit, nëse Xhaka do të jetë akoma në dispozicion për ndeshjet e nxehta kualifikuese të Kupës së Botës kundër Italisë të dielën dhe ndaj Irlandës së Veriut, të mërkurën./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like