Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Njëri nga të arrestuarit për krimin mizor në Gllogjan kishte folur një ditë pas rastit

Advertisement

Halil Mehmetaj është arrestuar bashkë me dy djemtë e tij, Kreshnikun e Malsorin si të dyshuar për krimin mizor të mbrëmjes së 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit. Por një ditë pas sulmit ndaj autobusit që ua mori jetën dy nxënësve dhe shoferit, ai kishte folur për mediat, duke e përshkruar ngjarjen si të tmerrshme, shkruan Gazeta Express.

Ai në një paraqitje për televizionin publik u kishte shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Komunikimin e fundit që e ka ba, e ka ba Beqa, dmth baba i djalit, pesë minuta përpara ka komuniku, kështu që ju ka vonu për aq kohë që e ka pritë se e ka ditë që autobusi ka me mbërri në atë kohë. E ka thirrë herën e dytë dhe tani veç e kanë dëgjue atë… Tmerr ka qenë tmerr”, kishte thënë Mehmetaj.

Advertisement

Read Previous

Greqia në ‘kthetrat’ e stuhisë, përmbytje, rrëshqitje dheu, dëborë e ndërprerje energjie

Read Next

Përmbytje të mëdha në Shqipëri: Uji mbulon katet e para të shtëpive, banorët mbeten të izoluar