Një dhomë që “sfidon” COVID-in! Gjetja e Shtëpisë së të Moshuarve në Itali (FOTO)

“Një dhomë përqafimesh” në periudhë pandemie. Kjo është gjetja e Shtëpisë së të Moshuarve në Itali, “Domenico Sartor”, ku mund të përqafosh anëtarët e familjes, duke “sfiduar” kushtet e vështira, por njëkohësisht pa thyer rregullat e distancimit social.

Advertisement

Në periudha të vështira, janë pikërisht gjestet e afrimitetit fizik të cilat japin kurajo dhe forcë, si shtrëngimi i duarve, përqafimet, puthjet, etj, ndaj është e vështirë të pranohet pamundësia e dhënies/ marrjes së dashurisë, atëherë kur më së shumti është e nevojshme.

Veçanërisht, imagjinoni se sa mund ta vuajnë këtë të moshuarit, të cilët ose janë të shtruar në spital, ose kanë gjithë javës në pritje të një vizite të një personi që ata duan, që kur ta shohin ta përqafojnë dhe ta ndjejnë afër.

Ndaj, duke marrë në konsideratë të gjitha arsyet e lartpërmendura, Qendra e Shtëpisë së të Moshuarve në Itali vendosi të krijojë “Dhomën e Përqafimeve”, në të cilën u vendos një lloj perde transparente në material plastike të butë, me të cilin të afërmit apo anëtarët e familjes mund të shtrëngojnë duart dhe përqafojnë njëri-tjetrin pa rrezik infektimi.

E njëjta ide në fakt është zbuluar disa muaj më parë në një Shtëpi të Moshuarish në Spanjë, nga e cila u frymëzua më pas dhe struktura e Castelfranco Veneto. Motoja që udhëheq projektin është “Përqafimi jo vetëm që bashkon dy trupa, por dy zemra dhe dy mendje, duke krijuar dhe forcuar marrëdhënie dhe intimitet, duke i dhënë dashuri, ngrohtësi dhe mbrojtje”

Advertisement
Advertisement

You May Also Like