Një 34-vjeçar, mes 46 viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Një 34-vjeçar, është viktima më e re në moshë që është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Nga 46 viktimat që janë regjistruar në tërë territorin e vendit, 13 janë nga Shkupi të moshës prej 51 deri në 87-vejçare, 6 viktima janë nga Manastiri të moshës prej 53 deri 90-vjeçare, 4 viktima janë nga Tetova të moshës prej 44 deri në 84-vjeç dhe 3 viktima janë nga Kumanova prej moshës 70 deri 76-vjeçare.

Viktima më re në moshë është nga Prilepi. Në këtë qytet janë regjistruar 3 viktima ku më i moshuari është i moshës 73-vjeçare, njofton TV21.

Advertisement

Nga dy viktima janë regjistruar në Strumicë të moshës prej 72 dhe 82-vjeç, në Shtip të moshës 72 dhe 74-vjeçare, në Radovish të moshës 47 dhe 70-vjeçare dhe në Vinicë të moshës 62 dhe 76-vjeçare.

Nga një viktimë është regjistruar në Veles, Kavadar, Ohër, Strugë, Negotinë, Kratovë, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenicë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, 43 të infektuar jetën e kanë humbur në kushte spitalore, ndërkaq 3 në kushte shtëpiake./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like