Nijazi Muhamedi: MARIN MEMA , “QË NA PRISH PUNËN ME PUSHTUESIN..!”

Nga Nijazi Muhamedi
MARIN MEMA ,
“QË NA PRISH PUNËN ME PUSHTUESIN..!”
(1)
Marin Mema ,ky “belaxhiu i gazetarisë investigative” në kohë të përgjumjes së madhe shqiptare,në Prilep kish rënë në hall me policinë maqedonase,njësoj sikur para do vjetve ra në hall me policinë greke.Dhe mbase do çuditet se këtyre këtu ua kanë bërë me sy ata atje,në Greqi,se në Prilep ka shkuar tash kur gatitet “mini-shengeni” dhe ,sipas Marrëveshjes së Prespës,qiellin e Prilepit nga shqiptarët(dhe të këtij vendi mbarë)do e ruajë Greqia,dhe ndoshta paskëtaj edhe Bullgaria (si “dashje”e përbashkët e Zaevit),ndërsa rrugët për në Prilep,kush shkon “pas gjurmëve shqiptare”, do i ruajë Maqedonia e Veriut ..!
Ku mund të ketë qenë halli i trazimit të tyre kundër Marin Memës?Ka një trazim që lidhet me historinë, që u përfol para do muajsh,që e kanë “librat e historisë së vjedhur” që mësohet dhe përmendet aty Pashai i Shkodrës,Kara Mahmut Pasha që ka çliruar Prilepin nga turqit,që ia kanë vënë emrin këtu ,si pushtim,po Stojan Andovi ua shpjegoi të vetëve se “pushtimi i Prilepit nga Шкодра Паша s’ka qenë gjë,që i vjen me thanë,ka qenë një “teferiç pushtim”i tij dhe bile shqiptarët këtu e shqiptarët atje ,nuk mësojnë gjë për këtë “teferiç pushtim” që thuhet këtu në librat që mësojnë maqedonisht dhe me gërma shqip,dhe që ne shqiptarët këtu e dimë si “një copë herë çlirim” sikundër mbeti edhe “një javë herë çlirim e pavarësi”edhe Shkupi..!
Advertisement
Mbetet,pra,të hamendësohet që ky trazim i tyre lidhet me ndonjë “gjurmë krimi”të bërë njëherë e një kohë, mund të kenë kujtuar se mos ka shkuar Marin Mema të rizbulojë gjurmët e krimit ndaj arsimit shqip që ka bërë “pushteti i asohershëm popullor” ku kanë mbetur të zhdukur dhe ndër varre të panjohur ende,arsimtarët e parë shqiptarë të misionit të përshqiptarshëm të Ernest Koliqit dhe dëftesat e para shqip në PRILEP dhe gjithandej ndër shkollat shqipe në Maqedoni,dhe i pari ndër to,i përndershmi mësues,MYFIT SYNOJMERI,që ka hapur më parë shkollën e Ernestit në fshatin tim…
Advertisement
Advertisement

You May Also Like