Ngritet akuzë kundër një kontabilisti për përvetësim të kryer në shërbim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti akuzë kundër një kontabilisti për shkak të përvetësimit në shërbim të 10.913.195 denarë (rreth 177 mijë euro). I akuzuari pa autorizim duke i plotësuar dhe imituar nënshkrimin e noteres së dëmtuar ka nënshkruar 211 urdhëresa për bartje të mjeteve në para. Paratë i ka transferuar nga llogaria e noteres në llogari të bashkëshortes së tij.

“Pas zbatimit të procedurës hetuese, prokuroria vërtetoi se i akuzuari duke mbajtur llogari në zyrën e noterit në Shkup në periudhën nga 28 prilli i vitit 2016 deri më 28 nëntor të vitit 2019, me qëllim që të përvetësojë interes pronësor kundërligjor për vete ka marrë para të cilat i janë besuar në shërbim në vlerë prej 10.913,195 denarë”, informojnë nga PP Shkup.

Advertisement

Nga Prokuroria sqarojnë se i akuzuari mjetet i ka transferuar nga llogaritë operative të noterit nga shumë banka të ndryshme në llogari bankare të cilën noterja e ka pasur në një bankë, në të cilën edhe bashkëshortja e të akuzuarit ka pasur llogari.

“Pastaj i akuzuari i ka transferuar mjetet në para nga llogaria e noteres në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij, prej ku si nënshkrues i autorizuar i ka marrë të gatshme mjetet në para”, informojnë nga PP Shkup.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like