Ngjarjet e “28 nëntorit”, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër katër personave për nxitje të urrejtjes

Estimated read time 1 min read

Prokuroria Publike kërkoi nga Gjykata Penale e Shkupit zgjatjen e paraburgimit për katër të akuzuarit për përdhosjen e flamurit shtetëror dhe atij shqiptar më 28 Nëntor. Për këta katër persona është ngritur aktakuzë për kryerjen e veprës me elemente të veprës penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes apo mostolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese”. Tre nga të pandehurit dyshohen për grisjen e djegien e flamurit shtetëror gjatë festimeve, ndërsa një person akuzohet se ka dëmtuar flamurin shqiptar duke e djegur dy ditë më vonë. /Alsat.mk

Advertisement

The post Ngjarjet e “28 nëntorit”, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër katër personave për nxitje të urrejtjes appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like