Nga sot linja direkte ajrore Shkup – Moskë

Me arritjen e aeroplanit të “Norduind” sot pasdite në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, zyrtarisht do të shënohet vendosja e linjës ajrore direkte Moskë-Shkup.
Fluturimi i parë i linjës ajrore ruse “Norduind” nga Moska në Shkup duhet të mbërrijë në ora 17 e 10 minuta.
Hapja e linjës së re ajrore do të shënohet zyrtarisht nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ambasadori i Federatës Ruse, Sergej Bazdnikin dhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni Metin Batak, të cilët pas arritjes së fluturimit të parë nga Moska në Aeroportin ndërkombëtar Shkup do të japin deklarata për mediat.
Vendosja e linjës direkte Shkup – Moskë u paralajmëruar fillimisht për më 21 maj të vitit 2021, por “Norduind” e shtyu atë për shkak të, siç komunikoi, situatës epidemiologjike.
Fluturimi i ri i rregullt i drejtpërdrejtë midis Moskës dhe Shkupit, sipas Norduind, duhej të zhvillohet një herë në javë, çdo të premte pasdite me kohën e nisjes nga Aeroporti ndërkombëtar “Sheremetjevo” në ora 14 e 45 minuta dhe kohën e mbërritjes në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në ora 17 e 10 minuta. Me të, praktikisht, pas një pauze 20-vjeçare, hapet sërish lidhja ajrore midis dy vendeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like