Breaking News :

nothing found
27-09-2023

Nga sot lejet e Maqedonisë për vozitje njihen edhe në Danimarkë

Advertisement

Patentë shoferët e Maqedonisë së Veriut do të njihen edhe në Danimarkë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Një preparat që mund ta përdorni për të kuruar diabetin në shtëpi!

Osmani teksa ka njoftuar për këtë vendim, ka thënë se zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Danimakë është shumë e rëndësishme e që kështu është tejkaluar një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre.
“Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë! Informacionet e fundit të cilat sapo mbërrijnë nga Ambasada jonë në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut.

Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes. Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës tanë atje”, ka shkruar Osmani.

Advertisement

Read Previous

Politikani kroat zyrtarizon lidhjen me partnerin e tij

Read Next

U helmuan 7 persona, mbyllet lokali në Prizren