Nga një muaj paraburgim për të përfshirët në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”

Nga një muaj paraburgim për të përfshirët në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve, të përfshirë në konfliktin e armatosur të dielën mbrëma në Aktash në Prishtinë ku mbet i vrarë Premtim Gashi dhe pesë të tjerë të plagosur.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Për Front Online lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se masa e paraburgimit prej një muaji është për  S.S., K.G., R.Ll., F.A., dhe V.A.

Dyshohet se të dielën në lagjen Aktash të Prishtinës u shkrepën rreth 100 plumba, si shkak i konflikteve që grupet kishin mes vete.

Çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast? Detajet mund t’i lexoni duke klikuar KËTU.