Nesër do të ketë ndryshim të theksuar të motit, njofton Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.
Gjatë orëve të paradites fillimisht në pjesën veriore do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe lokale me bubullima.
Do të fryjë erë e fortë (në vend mbi 70 km/h), kurse temperatura ditore do të ulet ndjeshëm (nga 6 deri në 8 gradë).
