• 15-05-2021

Neymar Jr thyen edhe një rekord tek PSG

Neymar Jr ka shënuar edhe një gol për PSG sonte nga pika e bardhë.

Ky gol për brazilianin ishte tepër i veçantë sepse është goli i tij i 50-të në Ligue 1, që prej kur u transferua tek parisienët, shkruan Sinjali Sportiv.

Për të arritur këtë shifër atij i janë dashur vetëm 58 ndeshje dhe kështu bëhet futbollisi i parë tek parisienët që shënon 50 gola në Ligue 1 në vetëm 58 ndeshje.

Neymari po kalon një formë fantastike që nga viti i kaluar dhe gjithashtu është afër rinovimit të kontratës me PSG.

Read Previous

Tetovë, me fishekzjarre festojnë 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë (Video)

Read Next

Fjalimi i Berishës që ekzaltojë masën në 100 vjetorin e pavarsisë në Shkup (Video)

%d bloggers like this: