• 22-06-2021

Netanjahu – Bidenit: Po i “shmangim” civilët palestinez

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur në telefon me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, duke i thënë se Izraeli “po bën gjithçka për të mos dëmtuar civilë të pafajshëm”.
Thirrja pasoi një sulmi ajror izraelit që shkatërroi një ndërtesë që strehonte mediat ndërkombëtare në Rripin e Gazës, raporton bbc. Zyra e Netanyahut theksoi se ndërtesa ishte “streh e terroristëve” dhe se okupatorëve iu dha kohë për t’u evakuuar.
Netanyahu gjithashtu falënderoi Bidenin për “mbështetjen e palëkundur” të SHBA-së për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Biden më herët kishte një telefonatë me udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas, ku zëdhënësi i liderit palestinez ka pohuar se biseda ishte “e rëndësishme”. /Telegrafi/

Read Previous

Reagon ministrja Nagavci për dyshimin e su*lmit seksual

Read Next

Cançev: 120 mijë bullgarë jetojnë në Maqedoninë e Veriut

%d bloggers like this: