Nesimi: BFI do të japë kontribut për përgaditjen e shoqërisë dhe shtetit për integrim në BE

Në deklaratën e tij për TvKlan Maqedoni, kandidati për Reis i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Prof. Dr. Qani Nesimi tha se “në konsultime me shokët e mi kam vendosur që të jem një kandidat shumë serioz dhe me këmbëngulje për të mbrojtur vlerat e këtij institucioni i cili duhet të kultivojë vlerat fetare kulturore, kombëtare dhe të të gjitha kombësive që jetojnë këtu në shtetin tonë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Nesimi. Prof. Dr. Qani Nesimi, është kandidati i parë për Reis të BFI-së që edhe në fjalimet por edhe në Platformën e tij, parasheh riorientim të institucionit të BFI-së kah vlerat e përbashkëta Europiane. “Ne jemi një shtet që gjeografikisht jemi në Evropë, por juridikisht, administrativisht dhe politikisht jemi në proces për t’u bërë një element shumë i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, Bashkësia Fetare Islame brenda shtetit është një prej elementeve kruciale për përgatitjen e shoqërisë, e popullatës e institucionit për vënien e ligjeve dhe të rregullave që të jemi më të denjë dhe njëkohësisht më shpejtë të mbërrijmë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Nesimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like