Nesër në Tetovë vjen Kreu i Kuvendit të Turqisë, MPB me apel për qytetarët

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Tetovës se nesër (22 dhjetor) në periudhën prej 06:30 deri në 15:00, do të vendosë një regjim të veçantë të trafikut në rrugët që çojnë në Xhaminë e Larme dhe kompleksin “Arabati Baba Teqe” në Tetovë, për shkak të mbërritjes dhe qëndrimit të një delegacioni të lartë nga Republika e Turqisë.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon tek qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim për regjimin e ndryshuar të trafikut dhe t’iu binden vazhdimisht urdhrave të policëve, por edhe të mos parkojnë me automjete dhe të mos qëndrojnë pa nevojë në këto rrugë në periudhën në fjalë.

Advertisement

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë do të sanksionojë ligjërisht çdo mospërputhje me këto apele dhe lajmërime duke përgatitur parashtresa adekuate.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like