










LAJMËRIM NGA INSTITUCIONET LIDHUR ME ARRITJEN E 45 KUF*OMAVE NGA BULLGARIA
Të nderuar,
Ju njoftojmë se nesër, më 3 dhjetor, në ora 09:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pritet të mbërrijnë ku*fomat e 45 qytetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në afërsi të Strumës, në Republikën e Bullgarisë.
Pas mbërritjes, kortezhi mo*rtor do të ndjekë një rutë të paracaktuar për dhe nëpër kryeqytet.
Në periudhën nga ora 10:00 deri në 13:00, qytetarët do të mund të bëjnë nderimet e fundit duke vendosur lule në Sheshin “Skënderbeu”, si dhe të ndjekin kortezhin mortor që do të kalojë përgjatë bulevardit, pranë sheshit, nga ora 11:00 dhe 12:00.
Në shesh do të vendoset një video-bim nga ku qytetarët do të mund ta shikojnë të gjithë procesin e mbërritjes dhe lëvizjes së kortezhit mortor.