Nëse as nesër nuk ka kuorum, deputetët e infektuar do të vijnë në Kuvend me skafanderë

Koordinatori i grupit parlamentar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Jovan Mitrevski për “360 shkallë” ka deklaruar, se në rast se as nesër nuk do të ketë kuorum, deputetët e shumicës që janë në izolim për shkak të infektimit me Covid-19, do të vijnë në Kuvend me skafanderë.

Qëllimi siç thotë, është që të kalohet në seancën e 36-të dhe të miratohen ligjet për pakon e 5 ekonomike.

“Qytetarët dhe kompanitë në këto momente të vështira të shkaktuara nga kriza Covid, presin ndihmë që të mbijetojnë kompanitë dhe t’i ruajnë vendet e punës. Për këtë, do të bëjmë gjithçka çfarë është e nevojshme dhe çfarë është e mundshme që të miratohen ligjet që lidhen me pakon e 5”, tha mes të tjerash, Mitrevski./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like